English

Tajfuni “Talas” godet Japoninë

Japoni, 4 shtator 2011, NOA - 18 persona kanë vdekurdhe mbi 50 të tjerë konsiderohen të zhdukur pasi tajfuni i fuqishëm “Talas” përshkoi perëndimin e Japonisë.

Stuhia solli shira të dendura dhe erëra të forta që shkonin deri në 108 kilometra në ofër, pasi u përplas në ishullin Shikoku ditën e shtunë.

“Talas” po lëviz tani në pjesën tjetër të Japonisë dhe drejt detit japonez, ka bërë të ditur sot Agjencia Japoneze e Meteorologjisë.

Rreth 500 mijë banorë, pjesërisht nga perëndimi dhe qendra e Japonisë, janë urdhëruar të largohen nga banesat e tyre, bën të ditur agjencia e lajmeve “Kyodo Neës”.

Disa nga zonat më të goditura duket se janë prefekturat Nara dhe Uakajama, me shtëpi që janë rrafshuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës.

a.q/NOA

KOMENTE