English

Vendim delikat për të bërë dietë, gruaja peshon 3 kuintalë

New Jersey SHBA, 4 Shtator 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Nëna më e rëndë në botë, Donna Simpson, peshonte 272 kg, duke mbajtur kështu një rekord tepër të lartë. Disa muaj më parë, është parë se si 42-vjeçarja, kishte dëshirë të arrinte një mision (vdekjeprurës) për t'u dhjamosur edhe për të tepër, duke i vënë vetes një qëllim për të arritur një peshë prej 408 kg, duke ngrënë 12.000 kalori të ushqimeve yndyrore në ditë. Pjesa më e keqe e këtij lajmi? Ky plan që Simpson po organizonte, po vinte në rrezik jetën e saj. Donna mundësoi nga faqja e saj personale, opsionin e klikimeve nga një numër i madh personash, të cilët mund të shikonin video live se si ajo hante kaloritë e tepërta të lartpërmendura. Vitin e kaluar, ajo arriti të bënte rreth 90.000 USD vetëm nga abonimet. Fatmirësisht, për mirëqenien e saj dhe të dy fëmijëve, më në fund duket ti ketë vënë vetes një detyrë për të humbur peshë, duke u ndjekur kështu edhe nga një psikolog. Ajo vendosi të ndërmarrë këtë iniciativë të shëndetshme, pasi është tepër e trishtuar nga ndarja me të fejuarin. Për sa kohë që ajo e kishte të fejuarin e saj pranë vetes, ishte dikush që kujdesej për të dhe fëmijët e saj. Që prej ndarjes, ajo ka kuptuar se ka nevojë të ketë një kujdestar. Si rezultat i kësaj, ajo ka arritur të humbë deri tani 30 kg, me ndihmën e një ngrënie të mirë dhe stërvitjeje të rregullt duke synuar kështu të arrijë peshën prej 167 kg. “Kur unë u ri takova me të dashurin tim, isha në proces të humbjes së 30 kilogramëve. Që atëherë unë po vazhdoj ta mbaj dietën time në mënyrë precize dhe jam duke arritur qëllimin tim. Unë dua që ai të më mbajë të motivuar. Me ndihmon çdo mëngjes duke bërë palestër së bashku me mua. Ai dëshiron më të mirën për mua përsa i përket shëndetit tim.” Duket se në momentet që ndodhej pa një partner në krahët e saj, mendoi për dashurinë e saj për veten. Ky moment bëri që ajo të bënte lëvizjen me të mençur dhe më të shëndetshme për të. a.k/NOA

KOMENTE