E dielë, 4 shtator 2011, NOA - Aktiviteteve verore të AMC, që kanë aktivizuar plot abonentë në një verë plot aventura, u ka ardhur fundi. Programi që AMC prezantoi në fillim të verës ka bërë pjesëmarrës mbi 4’000 abonentë të AMC nga mbi 40’000 gjithsej që kanë shprehur dëshirën dhe kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e këtyre aventurave. Qytetet e përfshira në aventurat verore ishin Tirana, Durrësi, Elbasani Pogradeci, Korça, Gjirokastra, Saranda, Himara, Vlora, Shëngjini dhe Shkodra. Fituesit u përshinë në aventura që preknin gjithë gjeografinë e Shqipërisë nga thellësitë e detit e deri tek lartësitë e alpeve.
Fituesit e kampingut veror patëm mundësinë të kalonin tre ditë në një prej kampingjeve verore të Jalës, Himarës, Bunecit apo Livadhit. Fituesve dhe një personi tjetër të zgjedhur nga vetë ata u janë dhuruar plot ditë plazh pa menduar për asnjë shpenzim, pasi të gjitha janë përfshirë në çmimin e ofruar nga ana e AMC.
Udhëtimet në hapësirat malore të Shqipërisë i kanë çuar abonentët që kanë fituar drejt malit të Dajtit, luginës së Valbonës, në malin e Krujës apo vizita në shpellën e Pëllumbasit. AMC ka mundësuar përveç guidës, edhe fjetjen për udhëtimet e gjata, rrugën si edhe ushqimin, pa harruar argëtimin dhe aventurën.
Shumë abonentë të AMC kanë ndjekur kurse zhytjeje dhe janë futur thellë në detin e kaltër të Dhërmiut, duke përjetuar nga afër botën nënujore. Atyre që kanë dashur më shumë aksion gjatë verës, AMC u ka dhënë mundësinë të formojnë skuadra me miqtë dhe të luajnë paintball.
Për abonentët e kompanisë AMC kjo ka qenë një verë plot aventurë. Të gjithë abonentët e AMC që u paraqiten në dyqanet e kompanisë, patën mundësi të bëhen pjesë e lojës promocionale për të fituar dhurata apo udhëtime, thjesht duke rimbushur numrin, duke paguar faturën mujore ose duke kryer një veprim tjetër me numrin e tyre AMC.
a.q/NOA