English

“Vetëvendosje”: Edita Tahiri vulosi zmbrapsjen e Thaçit

Prishtinë, 4 shtator 2011, NOA - Përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” në një konferencë për shtyp deklaruan se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për vulat tregon tërheqjen e kryeministrit Hashim Thaçi nga veriu i Kosovës. Anëtari i kësaj lëvizjeje, Xhelal Sfeqla, tha se me marrëveshjen e arritur është vulosur kthimi në gjendjen e para 25 korrikut.

Komentet e tij vijnë një ditë pas arrestimit të mbi 30 aktivistëve të "Vetëvendosjes", pas sulmit me domate ndaj automjetit të shefes së delagacionit kosovar në bisedime, Edita Tahiri, pas kthimit të saj nga Brukseli ku ajo kishte mbajtur takimin e radhës me homologun serb, Borko Stefanoviç.

Ndër të tjera “Vetëvendosje” akuzoi qeverinë e Kosovës dhe policinë për "dhunën" e ushtruar ndaj pjestarëve të saj gjatë arrestimit.

a.q/NOA

KOMENTE