English

Vrasja në Krujë, arrestohen dy persona

Krujë, 4 shator, NOA – Policia duket se është drejt zbardhjes së vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Krujë. Mësohet se gjatë ditës së sotme, policia ka ndaluar sot dy persona të cilët dyshohen se janë autor të vrasjes. Sipas të dhënave të para personat e ndaluar janë; Anton dhe Llesh Krosi. Këta dyshohet se mbrëmjen e djeshme kanë qëlluar me armë Viktor Krosi.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Borizan të Krujës ku Viktor Krosi u vra me armë zjarri.

Dy të dyshuarit po merren në pyetje nga efektivat e policisë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

a.k/NOA

KOMENTE