Prishtinë, 4 shtator, NOA - Ragmi Mustafa dhe Jonuz Musliu të forcuar nga rezultatet e zgjedhjeve, kanë prirë në mënyrë të suksesshme drejt krijimit të një "platforme shqiptare" të Serbisë Jugore që ka marr rol në bisedimet për statusin final të Kosovës. Në dokumentin e Wikileaks, për Preshevën, në paragrafin 9 flitet për natyrën e pakompletuar e mekanizmave politikë në Serbinë Jugore dhe i referohet fuqimisht referendumit të mbajtur në vitin 1992 për bashkimin e Serbisë Jugore me Kosovën. Me 13 Shkurt, Ragmi Mustafa shkoi edhe me larg duke komentuar publikisht që, nëse Kosova është e pamvarur, atëherë ne duke marrë parasysh referendumin e vitit 1992 dhe platformën politike në vend, duhet të kërkojmë që të jemi pjesë e shtetit të ri të Kosovës, shkruhet në Wikileaks.
A/11. Ne jemi duke punuar të sigurojmë avancime politike lokale në tri komunat me shqiptarë etnik në Serbine Jugore (Presheva, Bujanovci dhe Medvegja) të mos neglizhojnë rëndësinë dhe progresin e stabilizimit që është arritur në këtë zonë të ndieshme kufitare me Kosovën. Strategjia jonë për muajt e ardhshëm është që të prezantojmë nxitje pozitive dhe paralajmërime të qarta për grupet e reja politike që po dalin, që duken të jenë ekstremiste; konkretisht që përdorin shenja të qarta shqiptare si për shembull duke e quajtur Serbinë Jugore si Kosovë Lindore. Për më shumë ne do të jemi më aktiv që t’i mbajmë politikanët lokal në drejtimin e duhur demokratik duke shfrytëzuar fondet tona prezente në mënyre pozitive. Do të bëjmë presion të vazhdueshëm përballë Beogradit që të financoje dhe mbështesë nismën e Ministrisë së të Drejtave te Njeriut dhe minoriteteve. Gjithashtu do të kërkojmë që të rifrymëzoj Trupin Kordinues për Serbinë Jugore që të zgjidh problemet politike dhe ekonomike në rajon.
A/2. Në Jugun e Serbisë nxehet politika lokale
Zgjedhjet e vitit 2005 e larguan nga pushteti lokal prefektin e kahemotshem të komunës së Preshevës, Riza Halimi. Riza Halimi ishte një bashkëpunëtor i yni i ngushtë që nga viti 2001 dhe një mbështetës e kooperativ me Beogradin nëpërmjet Trupit Koordinues.
Platforma e Sërbise Jugore për Kosovën
Si pasojë e këtyre zhvillimeve, kryetari i Kuvendit të Preshevës Ragmi Mustafa morri postin e kryetarit të përkohshëm deri në korrik kur u përcaktuan për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Mustafa dhe lideri tjetër politik, partneri i tij në koalicion Jonuz Musliu në të kaluarën kishin kontestuar legjitimitetin e Trupit Koordinues dhe ishin të angazhuar për më shumë autonomi në Serbinë Jugore dhe raporte speciale me Kosovën. Mustafa dhe Musliu të forcuar nga rezultatet e zgjedhjeve, kanë prirë në mënyrë të suksesshme drejt krijimit të një "platforme shqiptare" të Serbisë Jugore që ka pasur rol të mire në bisedimet për statusin final të Kosovës.
Kjo platformë e cila është lëshuar më 14 janar e firmosur nga 61 delegatë prej gjithësejt 66 delegatë shqiptarë, sa ishin në 3 kuvendet e komunave lokale, i ka tejkaluar në disa pjesë vijat e kuqe të publikuara të SHBA-ve (që nënkupton se nuk ka asnjë mundësi lidhjeje territoriale në Serbise Jugore dhe Kosovës) duke kërkuar më shumë autonomi dhe duke marrë si bazë pozitën aktive të qeverisë së Serbisë në Kosovë dhe duke evokuar bashkimin me Kosovën në rast të ndonjë ndarje eventuale të Kosovës. Ne dokumentin (në paragrafin 9) ceket natyra e pakompletuar e mekanizmave politikë në Serbinë Jugore dhe i referohet fuqimisht referendumit të mbajtur në vitin 1992 për bashkimin e Serbisë Jugore me Kosovën. Me 13 Shkurt, Ragmi Mustafa shkoi edhe me larg duke pohuar publikisht se, në rast që Kosova është e pavarur, atëherë dhe duke marrë parasysh Referendumin e vitit 1992 dhe platformën politike në vend na imponohet të kërkojmë që t’i bashkohemi shtetit të ri të Kosovës.
A/4. SHBA-të paralajmërojnë me vija të kuqe
Polcouns është takuar privatisht me Mustafën dhe Musliun menjëherë pas deklarimeve rreth platformës politike në mënyre që të paralajmërohen seriozisht mbi vijat e kuqe të SHBA-ve lidhur me Kosovën. Ragmi Mustafa na ka siguruar që do të bashkëpunojnë me Trupin Koordinues dhe që do të limitojë retorikën e tij lidhur me Kosovën gjatë fushatës elektorale parazgjedhore në Jugun e Serbisë. Ai ka theksuar po ashtu se ka kuptuar plotësisht dallimin mes të qenit lider opozitare me atë të kryeshefit ekzekutivit në Preshevë; Ai nuk do të jetë shkurtpamës në mënyrë që të rrezikojë seriozisht projektet dhe fondet që qeveria serbe i ka ndarë për rajonin dhe ishte shumë ambicioz që të marrë pjesë seriozisht në inaugurimin e projekteve lokale. Musliu ka potencuar qartë se ka përkrahur platformën në mënyre që t’i mbështes vëllezërit e tij që jetojnë në Kosovë dhe jo të krijojë konfuzione në situate në degradimi e gjendjen në Serbinë Jugore. Mesazhi ynë i fundit ka qenë, që deklaratat kanë rëndësi dhe në rast vazhdimi të përdorimit të Kosovës gjatë fushatën parazgjedhore në vend të problemeve praktike në Serbinë Jugore, atëherë palët do të ballafaqohen me qëndrimet tona ndaj tyre.
A/5. Bashkpunimi me Lajiç
Për disa muaj në vazhdim ishim në bashkëpunim të ngushte me kreun e Trupit Koordinues dhe Ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe minoriteteve, Rasim Lajiç, OSBE-në dhe udhëheqësin e UE-së, Austrinë në mënyrë që të inkurajojmë politikën lokale dhe qeverinë që t’i lënë anash problemet e të së kaluarës për t’u fokusuar në zgjidhjen e problemeve aktuale dhe praktike në Serbinë jugre. Lajiç ka nisur shumë shpejt këtë vit me Trupin Koordinues në Serbinë Jugore, por deri tani ka pasur shumë fjalë, por gjërat në praktikë ende çalojnë. Pas konferencës të publikuar në mediat serbe, të platformës politike të Serbisë Jugore gjatë konsultimeve me politikanët kosovarë lidhur me platformën Rasim Lajië ka pasur rol që të luaj të fortin për të minimizuar polemikën lidhur me platformën politike (edhe pse ishte deklaruar privatisht tek ne qe nuk ia ka frikën dhe nuk qna kokën forte për Mustafën dhe Musliun).
Në vend të saj ai është përkujdesur për planet e vitit paraprak, si për shembull krijim e grupeve të rija të punës për funksionimin e Trupit Koordinues dhe krijimin e një ekipe speciae në sferën ekonomik për Serbinë Jugore - Kosovën. Ai, njëkohësisht ka prezantuar një ekip të ri profesional duke përfshire delegatë nga DS dhe DSS të cilët do t’i mbështesnin që ai të intensifikoj programin në Jug.
A/6. Sipas Lajiç, pothuajse një e treta e fondeve të përcaktuara për Trupin Koordinues të vitit të kaluar ishin të riprogramuara pasi Ministria e Financave dështoi ti shpenzoj ato, para se të mbaroj viti. Lajiç thotë se kjo ishte e qëllimshme nga ana e GOS, pasi ka qenë një listë e gjatë e kërkesave të pafinancuara nga Ministri për disa kohë. Ai beson se disa milionë dollarë Ministria i ka vënë në dispozicion në fund të vitit për Serbinë Jugore si rezultat i presionit nga SHBA (ambasadori e ngriti atë me Kryeministrin Koshtunica dhe Labus DPM në tetor dhe nëntor) dhe na ka kërkuar të ndihmojë në fillim dhe në një nivel të lartë për të evituar çdo humbje të ngjashme të financimit të këtij viti. Lajiç duket ka qenë forcë organizuese pas një takimi në mes janarit me kryeministrin Koshtunica dhe tre kryetarët e komunave locale në Serbinë Jugore (duke përfshirë Mustafën) dhe ka vërejtur edhe nevojë për të siguruar komunitetin lokal serbë të tri komunave lidhur me platformën dhe preokupimet e tyre.
A/7. Deri sa ne bashke¨punuam me Lajiç, ne e kemi dekurajuar atë në një front: një ide ai nxorri për një "nivel të ulët" në konferencën donatorëve për Serbinë Jugore. Ai duket të ketë marrë parasysh shqetësimet tona (koha e keqe që i është dhënë Kosovës dhe krizave te tjera ndërkombëtare) në bord, ai minimizoi idenë në takim e tij me përfaqësuesit e BE-së. Programi jonë asistues për vitin 2006 do të përqendrohej në tre fronte: të përfundohet një rrugë e mesme nga Bujanoci nderi në kufirin me FYROM që do të ndihmoj si një platformë për një gamë më të gjerë te iniciativave për zhvillimin e biznesit, një seri të vogël të projekteve të hartuara me kujdes për të përforcuar progresin e CB-s dhe një punë politike mbështetjen që synojnë thellimin e kapaciteteve të proceseve demokratike dhe inkurajimin e ndërtimit konstruktiv të koalicionit parazgjedhor mes partive lokale (shqiptare dhe serbe)
A/8. Me zgjedhjet lokale në qershor të vitit 2006 për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ne mund të presim bisedime për statusin e Kosovës, veçanërisht decentralizimin, do të vazhdojnë të jenë tema në politikën lokale. Ne do të vazhdojmë që të stimulojmë OQ për të vazhduar mbështetjen e institucioneve multi etnike, si dhe t’i bëjmë me dije shqiptarët etnik të ke¨tij rajoni se ardhmëria e tyre është në një Serbi të qëndrueshme dhe të sigurt.
NOA