English

14 vjet pas “Otrantos”, Pivetti kërkon falje për qëndrimin anti - shqiptar

Vlorë, 5 shtator 2011, NOA – Ish-kryetarja e parlamentit italian Irene Pivetti që ka mbërritur për një vizitë në Vlorë është pritur me protesta nga familjarët e viktimave të Otrantos. Pivetti nuk është pritur me dashamirësi nga përfaqësuesit e shoqatës së familjarëve të viktimave të Otrantos, që humbën të dashurit e tyre në marsin e vitit 1997 kur anija krateri i Radës u fundos në ujërat e Otrantos, ndërsa emigrantët kërkonin shpëtim dhe një jetë në brigjet italiane. Tre përfaqësues të kësaj shoqatë e kanë pritur para dhomës së tregtisë. "Ti je antishqiptare dhe nuk je e mirëpritur në tokën tonë. Ardhja jote këtu ka helmuar tokën shqiptare dhe zemrat tona", tha në emër të shoqatës, kryetarja Pushime Çala. Ajo i kujtoi Pivettit deklaratën që ka bërë në senatin italian në vitin 1997, “Ti hedhim shqiptarët në det, të mos i lejojmë ti afrohen brigjeve tona”. Piveti ka pritur qetësisht përballjen, ndërsa ka kujtuar se tashmë shumë kushte kanë ndryshuar. Ajo shpjegoi marrëdhëniet e saj miqësore me Shqipërinë si dhe interesimin për të, ndërkohë që këmbënguljes së përfaqësueses shqiptare i është përgjigjur më pas duke kërkuar ndjesë. Irene Pivetti, ish kryetare e parlamentit italian, me cilësinë e kryetares së shoqatës jofitmprurese e promovimit shoqëror LTBF Onlus ka vizituar sot Vlorën. Në kuadër edhe të nismës së notarit italian Massimo Voltolina, i cili aktualisht po përshkon detin me not. Ai është nisur nga Otranto dhe ka përshkaur deri tani plot 20 milje me not, ndërsa destinaconi final mbetet porti i jahteve në Orikum. a.q/NOA

KOMENTE
  • Dori Vl13:17 - 05 Shtator 2011
    ik moj pler e italis ju jeni tu djegesh te terve si rac...