E hënë, 5 shtator 2011, NOA- Rreth 40% e qytetarëve europian, të barabartë me 165 milionë njerëz janë të prekur nga sëmundje mendore dhe neurologjike dhe çdo vit vuan nga probleme të tilla si depresioni, ankthi pagjumësia dhe dobësia. Megjithatë vetëm 1/3 e tyre merr mjekimet e nevojshme për tu kuruar. Për të nxjerrë këtë shifër dhe këtë rezultat është një studim europian i realizuar në 30 shtete, 27 të Bashkimit Europian plus Zvicrën, Islandën dhe Norvegjinë. Ky studim u realizua mbi 514 milionë njerëz dhe u publikua nga European College of Neuropsychopharmacology. a.y/NOA