English

Bajerni i gatshëm për të zgjatur kontratën me Robben

Gjermani, 5 Shtator NOA - Skuadra e Bajernit të Munihut dhe në veçanti presidenti i saj Uli Hoeness ka tepër besim në lidhjen me zgjatjen e kontratës të një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës.

Bëhet fjalë për talentin holandez Arijen Robben.

Ylli i përfaqësueses holandeze ka një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2013 dhe me sa është bërë e ditur ai ka marrë oferta multi-milionere nga skuadra e Anzhi Makhachkala në të cilën mund të bashkohet me Eto’o.

Megjithatë sipas medieve Gjermane zgjatja e kontratës me Robben nuk do të ketë asnjë problem pasi vetë lojtari ka deklaruar se është mjaft mirë tek Bajern dhe nuk ka ndërmend të largohet nga kjo skuadër.

r.b/NOA

KOMENTE