English

Berisha: Rama i shpëtoi vetmisë, tani të punojmë për reformat

Tiranë, 5 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Kryeministri Berisha në mbledhjen e parë të grupit kuvendor demokrat për sesionin e ri kuvendor ka ftuar opozitën të punojnë për reformën zgjedhore. 1 orë pas deklaratës së Ramës së PS do të jetë e pranishmë në Kuvend, Berisha tha se ka disa reforma që mund të ndërrmeren së bashku. “Urojmë që opozita të marrë përgjegjësitë e veta. Jemi të gatshëm në respekt të plotë të ligjeve dhe kushtetutës, të konsiderojmë me respektin më të madh, angazhimin e saj duke bërë gjithçka për një respekt rigoroz të çdo hapësire që i takon opozitës në një vend të lirë. Uroj që pakica të heqë dorë përfundimisht nga ideja se ajo mund t`i imponohet shumicës jashtë ligjit, jashtë kushtetutës”, tha kryeministri Ai tha përpara deputetëve demokratë se janë bllokuar një seri reformash politike për integrimin, vetëm e vetëm që vendi të dëmtohej. Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, kreu i qeverisë deklaroi se ligji aktual është bazë për zgjedhjet demokratike, por sipas tij kjo nuk do të thotë se nuk ka vend për përmirësim. Berisha garantoi opozitën se maxhoranca është tërësisht e gatshme që secilin nga ato rekomandime, bashkërisht t`i shndërrojë në ligje të lidhura me to. “T`i adresojmë në interesin më të mirë të Kodit Elektoral, që është kodi më konsensual në historinë e vendit. Opozita, uroj në interesin e saj, të angazhohet në këtë proces, të ftojmë së bashku Komisionin e Venecias dhe OSBE/ODIHR, të cilët kanë gadishmëri për të ndihmuar parlamentin, sikundër ftoj, opozitën të përfillë realitetin”, nënvizoi ndër të tjera ai. Gjithashtu, Berisha u shpreh se nuk duhet harraur se në këtë vend, janë edhe shumë parti të tjera që të marra së bashku bëjnë sa një parti kryesore, të cilat u përjashtuan nga procesi zgjedhor. “Do të bëjmë gjithçka të plotësojmë çdo gjë që është në dorë të kësaj mazhorancë, për të përshpejtuar procesin e integrimit të vendit në BE. Brukseli është një “kopësht” me 27 dyer, me kroacin bëhen 28, kjo kërkon të trokasësh në çdo derë, kërkon të hapen të gjitha këto dyer, nuk është proces i thjeshtë, por ëshët plotësisht i mundur. Ndaj dhe ne do të bëjmë gjiothçka të përmushim detyrimet tona para shqiptarëve, para partnerëve evropian. Ky proces të ecë dhe ky vizion të qëndrojë vizion dominues”, theksoi Berisha. a.q/NOA

KOMENTE