English

Berisha: Ruçi bëri vajtimin e një disfate të merituar

Tiranë, 5 shtator 2011, NOA/Arjola Ymeraj- Në përgjigje të fjalës së kreut të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi reagoi Kryeministri Berisha. Në fjalën e mbajtur për këtë rast ai tha se mendonte se Ruçi po lexonte manifestin kapitalist të radhës, por ishte krejt tjetër gjë. Siç u shpreh Berisha e gjithë fjala e Ruçit ishte, “Vajtimi i një disfate të merituar, në traditën tonë më të lartë të vetme ajo që nuk po tentohet janë vajet dhe vajtimet. Ndaj unë i uroj mirëseardhjen opozitës dhe iu uroj deputetëve punë të mbarë”, duke shtuar se do e marrë fjalën më gjatë në vijim të seancës. a.y/NOA

KOMENTE