Tiranë, 5 Shtator 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Harrojeni numërimin e kalorive apo të ushqyerit në bazë të grupit të gjakut. Nëse ju vërtet dëshironi të humbni peshë, kushtojini rëndësi personalitetit tuaj. Sipas dietologut Daniel Armen, të gjithë ju që jeni duke u përpjekur për zbulimin e një diete të përshtatshme, jeni thjesht duke humbur kohë dhe energji, pasi nuk është gjenetika ajo që ndikon në këtë fushë, por njohja e personalitetit tuaj. Pra, në vend që të merrni rrugën drejt palestrës, së pari duhet të filloni me një ushtrim në sensibilizimin e opinionit publik për të identifikuar dobësitë tuaja. Në një libër të fundit të botuar në SH.B.A, Dr Armen i ka kategorizuar njerëzit në grupe të ndryshme si, personat e fiksuar pas ngrënies së ushqimeve, persona që hanë më tepër se ç’duhet për shkak të anktheve që përjetojnë dhe persona që mbiushqehen për shkak të gjendjeve emocionale që ndodhen, ankthi, tensioni apo frika ose pasiguria për diçka. Dietologu vazhdon të argumentojë se studimi i tij synon të zbulojë se çdo kategori e grupeve të njerëzve duhet të shmangë grupe të ndryshme të ushqimeve. Në këtë libër ai shkruan: “Ne mundohemi të zbulojmë trurin e pacientëve që ndodhen mbi peshë, duke e personalizuar në një nga grupet që u përmendën më sipër. Kjo është edhe arsyeja përse një dietë e zakonshme nuk mund të funksionojë tek çdokush.” Fiksimngrënësit, argumenton ai, kanë tendencë për të mbërthyer në mendimet e tyre ushqimet. Për këtë arsye, dietat e larta në proteina vlerësohet të jenë të padobishme, për shkak se këto ushqime shtojnë përqendrimin dhe mendimet, pasi kjo kategori personash disponojnë vetë shumë mendime në lidhje me to. Në vend të kësaj, dr. Amen sugjeron se ata duhet të hanë më tepër karbohidrate, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e humorit. Personat që mbi ushqehen për shkak të ankthit, ata njerëz të cilët përdorin ushqimin për të përmirësuar ndjenjat e tyre të momentit si nervozizmi, tensioni apo frika, duhet të shmangin konsumin e alkoolit dhe kafeinës, si dhe të zgjedhin një dietë të lartë në aminoacide, si p.sh. thjerrëzat, brokoli dhe arra. a.k/e.t/NOA