Londër, 5 Shtator NOA - Për ata persona që besonin se pushimin për të pirë kafe e bënin me synim për të qëndruar zgjuar, atëherë duhet të ndryshojnë mendim.
Sipas një studimi të drejtuar nga Universiteti i “East London” është bërë e ditur se efekti i kafes nuk na “zgjon”.
Sensacioni që na bën ti besojmë është vetëm një efekt qetësimi i padëmshëm.
Shkencëtarët britanik, që kanë shkruar në revistën Appetite, kanë punuar me 88 vullnetarë.
“Studimi ka demonstruar se nuk ka asnjë lloj efekti pozitiv në konsumimin e kafeinës”, - ka bërë të ditur një prej autorëve të kërkimit.
r.b/NOA