English

India përkujton vdekjen e Nënë Terezës

Kalkuta, 5 shtator 2011, NOA - India përkujton 14-vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës së Kalkutës, murgeshës shqiptare që ka krijuar Misionin e Karitasit. Mes të ftuarve të motrave të Kalkutës ishin një ditë më parë edhe futbollistët e kombëtares së Argjentinës, që gjenden në Kalkuta për seancat e tyre stërvitore në prag të ndeshjes miqësore me Venezuelën. Një grup futbollistësh shkuan për homazhe në të atë që njihet si “Shtëpia e Nënës”, lagjia e misionareve ku dhe është varrosur murgesha shqiptare. Ceremonia për përvejtorin e vdekjes së Nënë Terezës, e cila u largua nga jeta në moshën 87- vjeçare, pason festimet për lindjen e saj, i cili ishte në 26 gusht. a.q/NOA

KOMENTE