English

Italia vijon ndihmën për shuarjen e zjarreve në Shqipëri

E hënë, 5 shtator 2011, NOA- Departamenti i Mbrojtjes Civile italiane nëpërmjet një deklaratë për mediat shprehet se vijon ndihmesa italiane në aktivitetin kundër zjarrit në Shqipëri. Në këtë njoftim thuhet se, që nga data 26 gusht, Qeveria italiane ka vënë në dispozicion dy aeroplanë Canadair të cilët, në koordinim me Mbrojtjen Civile shqiptare, kanë kryer mbi 15 misione me një kohëzgjatje të përgjithshme prej 45 orësh fluturimi, për të përmbajtur zjarret në rrethet e Vlorës, fshatin Suç të rrethit Mat, fshatin Helmës të Kavajës dhe në Balgjat të Dibrës. Theksohet se Departamenti i Mbrojtjes Civile italiane po mban kontakte të ngushta me Autoritetet shqiptare për të tjera ndërhyrje të mundshme të bashkërenduara, pasi që nga muaji gusht vazhdojnë të digjen pyje të tërë në disa zona të Shqipërisë, duke sjellë dëme të mëdha ambientale. a.y/NOA

KOMENTE