English

Meta: Deputetët të punojnë për integrimin

Tiranë, 5 shtator 2011, NOA- Gjatë punimeve të seancës së parë të sesionit të ri parlamentar kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta përsëriti edhe një herë qëndrimin e partisë së tij për një pakt kombëtar për integrimin. Në fjalën e tij Meta u shpreh se të gjithë deputetët gjatë këtij sesioni parlamentar duhet të kenë integrimin e vendit dhe paktin për të prioritet, duke shtuar se integrimi e ka të domosdoshëm kontributin e opozitës. Sakaq ai shtoi se të gjithë ligjvënësit duhet të jenë në shërbim të interesave të vendit si dhe theksoi faktin se arritja e një pakti kombëtar për integrimin, do ta bënte Parlamentin një institucion përfaqësimi më shumë se kurrë. Meta përsëriti qëndrimin e tij duke thënë se është urgjente, fillimi i puëns për Reformën Zgjedhore. a.y/NOA

Në foto: Ilir Meta në parlament

KOMENTE