English

Panairi i Ndërtimit, miliarderi Trump i drejtohet Tiranës

Tiranë, 5 shtator 2011, NOA - Panairi Ndërkombëtar i Ndërtimit që do të zhvillohet në Tiranë më 6 -8 shtator, do të promovojë mbi 60 kompani vendase dhe të huaja. Në këtë panair të parë në Shqipëri, do të marrë pjesë në një videokonferencë, nga Neë Yorku, edhe Donald Trump. Miliarderi amerikan do të prezantojë temën “Ndërtimi pas krizës së 2008-ës”, si dhe do të ndaj cmimin për “Ndërtuesin më të mirë të vitit”. Ky është evenimenti i vetëm në Evropë ku miliarderi mban një prezantim të tillë, që nga vitet e para krizës globale financiare, që paraqet një respekt të madh për publikun tonë e sidomos për industrinë e ndërtimit shqiptar.

Ky eveniment mbahet si pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Ndërtimit – RealEX 2011, e cila nga data 6-8 Shtator do ta bëjë Tiranën kryeqendër të industrisë së ndërtimit për rajonin e Balkanit. Më së 60 kompani vendase dhe ndërkombëtare, që meren me ndërtim apo prodhim dhe tregtim te materialeve, do të ekspozojnë produktet dhe shërbimet e tyre në tregun shqiptar. Në kuadër të panairit, do të mbahet edhe Konferenca Ndërkombëtare e Ndërtimit dhe Investimeve, ku do të marrin pjesë një numër i madh i ekspertëve nga Europa, Lindja e Mesme dhe SHBA. a.q/NOA

KOMENTE