English

Parashikimi i motit për 6 shtator 2011

Tiranë, 5 shtator 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, nesër zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellët por vranësirat do të jenë të pranishme ndërsa me vranësira dhe shira të dobët dhe të izoluar do të jenë zonat malore verilindore dhe juglindore të Shqipërisë. Gjatë pasdites do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë vendin duke rrezikuar pjesën më të madhe të tij për shira të izoluar, shira të konsiderueshme do të bien në juglindje dhe në veri të vendit, ndërsa bregdeti dhe një pjesë e ultësirës do të mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Gjatë natës vranësirat dhe shirat do të vendosen në jug të territorit duke lënë pjesën tjetër me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat e ajrit do të bien lehtë në të dy vlerat si në ato të mëngjesit dhe në ato të mesditës. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h dhe drejtim Perëndimor, ndërsa dallgëzimi në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të jetë 3 ballë.

Europa Nesër, Europa Perëndimore dhe Europa Qendrore do të karakterizohen nga vranësira dhe shira me intensitet të lartë gjatë gjithë ditës. Ku shira të konsiderueshëm do të ketë në Norvegji dhe në Gjermani, problematike në këto zona do të shfaqet rënie e ndjeshme e temperaturave për shkak të prezencës së shirave gjatë gjithë ditës. Në kushte të vranësirave dhe shirave do të jetë edhe Pellgu i Mesdheut dhe Gadishulli i Ballkani, ku gjatë pasdites vranësirat do të grumbullohen dhe për pasojë do të gjenerojnë shira në formë rrebeshi por në këto rajone nuk do të mungojnë edhe kthjellimet e herë pas-hershme. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta.

Ngjarje ekstreme në Europë: - Gjermania alarmon nga stuhi të forta ere dhe shira intensiv - Ishujt Britanike rrezikojnë shira të dendur dhe shkarkesa rrufesh - Vendet Balltike rrezikojnë shira të dendur dhe stuhi ere a.y/NOA

KOMENTE