English

Pasqyra e shtypit, 5 shtator 2011

Tiranë, 5 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 5 shtator 2011.

Gazeta "Panorama" ka si titull kryesor: "Administrata. Shkurtimet qeveria ndryshon strukturën". Tituj të tjerë të faqes së parë janë: "Withers për deputetët e 2009: Biznesmenët, interesaxhinjtë dhe miqtë e kryetarëve"; "Opozita sot futet në kuvend, Topi: Konsensus për reformat".

E përditshmja "Shqip" çelet me titullin kryesor: "kufiri detar, Greqia: Amerikanët jashtë". Argumente të tjerë në vijim veçojmë: "Basha: Më sulmojnë nga brenda PD-së"; "Berisha: Kabllogramet pasqyrë e shtypit shqiptar"; "Vëmendja te reforma zgjedhore. Presidenti Topi: T'i jepet fund tregtisë së votës. PS sot në kuvend, kushtet për PD"; "Iku pa leje nga shtëpia, ther gruan pas 50 vitesh martesë".

Gazeta "Koha Jonë" hapet me titullin kryesor: "PS rrëzon Edi Ramën, kthehet në kuvend". Në vijim të faqes së parë veçojmë titujt: "Berisha: Gati të punojmë me opozitën"; "Kryeministri: Kabllogramet e Wikileaks një pasqyrë e shtypit të ditës"; "AKEP: Çmimet mes celularëve ulje deri në 20 përqind"; "Teodori: Çdo të thotë të dëmtosh të kaluarën"; "Zbulimi, Rihana në Kosovë para se të bëhej star".

Gazeta "Shekulli" ka si argument kryesor: "Lustracioni, Berisha planifikoi sulm me gurë mbi Presidencën". Më tej veçojmë: "Kabllogramet e Wikileaks: Dosjet e SHISH, përdorje për shantazhe dhe gjobëvënie"; "Sherri në zyrën e Ramës, Meta kërkon 15 deputetë dhe kryeministrin".

"Gazeta Shqiptare" hapet me titullin: "Refuzimi i fejesës. Beteja, 6 të plagosur në familjen e djalit". Tituj të tjerë të faqes së parë të gazetës janë: "Dritëroi: PS e theu akullin, Kuvendi me gjuhë porno-horrori. Shrkrimtari i njohur: Deputetët të mos rrinë si buaj"; "Sollaku kishte një kasetë ku një diplomat kërkonte ryshfet"; "Zbulohet fshati ilir në kufirin italo-slloven".

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE