Gjirokastër, 5 shtator 2011, NOA- (Update) Lidhur me operacionin policor të ndodhur mesditën e sotme në Kakavijë, ku u kapën dhe sekuestruan 3 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë, është arrestuar edhe autori i dyshuar si zotëruesi i saj. 18 vjeçari Aleks Paja, pas fshehjes në pyllin e Kakavijës për disa orë rresht u vu nën kërkimin e Policisë Kufitare dhe Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, pas përdorimit të qenit gjurmues si dhe metodave speciale të hetimit, ku u arrestua rreth orës 19.30. Paja, ishte poseduesi i lëndës narkotike që u sekuestrua nga ana e Policisë Kufitare rreth orës 14.30 në Kakavijë në një autobus të linjës Tiranë- Athinë. Pas kësaj 18 vjeçari u shoqërua në ambientet e paraburgimit të Girokastrës ku në vijim do të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për veprën penale të “Trafikut Ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. a.y/NOA
Në foto: Pamje ilustruese, arrestim