English

Raportuesi i PE: Marrëdhëniet Serbi – Kosovë drejt përmirësimit

Bruksel, 5 shtator 2011, NOA - Raportuesi i Parlamentit Evropian, për Serbinë Jelko Kaçin, duke komentuar arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se marrëveshja për vulat doganore dhe për kadastrat, paraqet hap të rëndësishëm në përparimin e raporteve mes dy vendeve. Ndër të tjera ai ka thënë se në të ardhmen, raportet evropiane dhe miqësore të Serbisë dhe Kosovës duhen ndërtuar në themele të shëndosha ekonomike të bashkëpunimit dhe tregtisë. “Kjo është në interes të Serbisë dhe të Kosovës dhe tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Kaçin. Mediat kosovare citojnë se, sipas Kaçin, situata në veriun e Kosovës nuk guxon dhe nuk duhet të zvogëloj rëndësinë e marrëveshjeve të arritura, se me arritjen e marrëveshjeve hapen dyert për hapa të mëdhenj në bashkëpunimin rajonal, që është qëllimi kyç për integrimet evropiane. a.q/NOA

KOMENTE