English

Ruçi: Zgjedhjet të paligjshme, dështimi më i madh drejtësia

Tiranë, 5 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi në fjalën e mbajtur me rastin e hapjes së sesionit të ri parlamentar, kryefjalën e tij pati rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit si dhe gjithë procesin zgjedhor. Që në hyrje Ruçi tha, “Në 8 maj nuk u bën zgjedhje të lira e të ndershme por u dhamë shqiptarëve ato palo zgjedhje, të cilat nuk klasifikohen në asnjë standard, ndaj nuk kemi arsye pse të krenohemi dhe të mburremi me atë që kemi bërë. Nuk dua të ndaj peshën e fajit pasi jam i bindur se tashmë nuk ka mbetur asnjë njeri që gishtin për vjedhjet nuk e drejton ndaj një njeriu dhe ky jeni ju zoti Kryeministër”. Ai shprehu bindjen se opozita dhe lideri i saj bënë gjithçka në përputhje me standardet e botës, ndaj dështimin tha ai nuk e mbajnë të gjithë njëlloj, pasi sipas tij dështuan Kryeministri dhe Qeveria. “Raporti i OSBE-ODHIR flet qartë, Shqipëria ngeli në klasë dhe qeveria ngeli në klasë. Maskaradën zgjedhore në kryeqytet zoti Kryeministër nuk e mbulon dot me togfjalëshin, zgjedhje transparente dhe konkurruese, pasi as raporti nuk i klasifikon këto zgjedhje, sepse nuk kanë as standardet më minimale, pasi zgjedhjet u vodhën”. Më tej ai i cilësoi zgjedhjet e Tiranës si rasti i parë për të dhënë sfidën ndaj pushtetit, duke thënë se këto zgjedhje u bën plotësisht të paligjshme ku i pari kreu i KQZ Arben Ristani, shkeli me të dyja këmbët ligjin pasi në Tiranë dolën më shumë vota se sa zgjedhës dhe për këtë ai u shpërblye. Lidhur me hallkën më të lartë të ankimimit të zgjedhjeve Ruçi deklaroi se, “Kolegji Zgjedhor bëri tenderin e radhës ku fitoi oferta më e majme dhe me këtë u demonstrua kapitullimi më i madh, që është ai i drejtësisë”. Sipas tij me zgjedhjet e 8 majit u sfidua edhe faktori ndërkombëtar. a.y/NOA

KOMENTE