English

“Sekretet” e WikiLeaks për Shqipërinë, tani në “sitën” e prokurorisë

Tiranë, 5 shtator 2011, NOA – Prokuroria shqiptare do të nisë verifikimet mbi rtë gjitha informacionet e dhëna në Kabllogramet e WikiLeaks për Shqipërinë. Burime nga organi qëndror i akuzës bënë me dije, se të gjitha të dhënat e publikuara nga site i “WikiLeaks”, që kanë lidhje me Shqipërinë do të verifikohen nga prokurorë të Prokurorisë. Nëse gjatë verifikimeve, do të rezultojnë se do të ketë elementë të veprës penale, për personat që janë përmendur në kabllogramet e “WikiLeaks”, atëherë nuk do të mungojnë as hetimet dhe nisja e procedimeve penale, e as marrja e personave të pandehur. Prokuroria vazhdon të verifikojë si të dhënat e kabllogramit, ashtu edhe të gjitha ato që kanë dalë në media. Mësohet se drejtori i hetimit dhe ndjekjes penale në Prokurorinë e Përgjithshme, Sokol Stojani do të jetë ai që do të drejtojë këto verifikime. “WikiLeaks”, ka nxjerrë në dritë të dhëna në lidhje me çështjen e Gërdecit, por gjithahstu edhe të rrugës Durrës-Kukës. Të dhënat janë nxjerrë nga kabllogrami edhe për arrestimin e Dritan Dajtit, ku janë vrarë edhe katër punonjës policie. Sipas burimeve të Prokurorisë, nëse gjatë verifikimeve rezultojnë të dhëna, që përbëjnë vepër penale atëherë do të nisë ndalimi i të pandehurve, të cilët janë persona publikë, politikanë si dhe punonjës të Policisë së Shtetit. a.q/NOA

KOMENTE