English

Shkel në tokën shqiptare, arrestohet e shpallura në kërkim

Durrës, 5 shtator 2011, NOA – Një 33 vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë menjëherë sapo ka shkelur në portin e Durrësit. Autoritetet policore njoftuan se ditën e djelë gjatë regjistrimit të pasagjerëve në hyrje, u bë identifikimi dhe kapja e shtetases në kërkim R.Prifti, banuese në Tiranë. Kjo shtetase është shpallur në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka dërguar urdhërin e datës 06.12.2010 për ekzekutimin e vendimit penal të datës 03.12.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale të vjedhjes me dhunë kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, kjo shtetase është shpallur në kërkim pasi më datë 06.05.2010, në Komisariatin e Policisë Nr.4 Tiranë është paraqitur kunati i saj, i cili ka deklaruar se nusja e vëllait të tij ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. a.q/NOA

KOMENTE