English

Tahiri- Wahlund: Marrëveshjet e dialogut çojnë drejt integrimit

Prishtinë, 5 shtator 2011, NOA- Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri priti sot në takim ambasadorin e Suedisë për Kosovën rezident në Shkup, Lars Wahlund. Gjatë këtij takimi fokusi kryesor i bisedës ishte rreth dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë duke u vlerësuar marrëveshjet e arritura gjatë tij. Në vijim u theksua fakti se marrëveshjet praktike kanë efekte pozitive ekonomiko-shoqërore për qytetarët e Kosovës, dhe po ashtu ato çojnë drejt të ardhmes europiane. Gjithashtu gjatë takimit u tha se me këtë dialog Kosova po plotëson edhe një nga kërkesat e Kopenhagenit, që është bashkëpunimi rajonal. Në përfundim dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Suedisë dhe u zotuan të vazhdojnë të jenë të përkushtuara për të bashkëpunuar për Kosovën drejtë integrimeve në Bashkimin Europian. a.y/NOA

KOMENTE