English

Topalli: Të përveshim mëngët, na presin reforma

Tiranë, 5 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Në fjalën hapëse gjatë seancës së parë të sesionit të vjeshtës parlamentar kryeparlamentarja Topalli uroi deputetët për punët që i presin. "Vota është vendim i ndërgjegjes, votimi është detyrë kushtetuese. Të gjithë së bashku kemi privilegjin dhe detyrën për të miratuar ligje, mes të cilave reforma zgjedhore dhe 12 rekomandimet e Brukselit janë të parat, pasi ne jemi betuar për këto dhe ne kemi përgjegjësi për to, duke u udhëhequr nga arsyeja e shenjtë”, u shpreh Topalli. Më tej ajo shprehu urimin se të gjithë deputetët do ti shërbejnë vendit duke thënë, “Të përveshim mëngët, për të nisur punën. Ju uroj punë të mbarë të gjithëve dhe shumë suksese”. a.y/NOA

KOMENTE