Tiranë, 5 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- (Update) Në vijim të fjalës së tij për mediat ambasadori amerikan Alexander Arvizu, komentoi situatën e krijuar së fundmi në vend për publikimet e Wikileaks. Lidhur me këtë çështje ai u shpreh se të gjitha këto çështje janë të debatueshme dhe se janë të ndëshkueshme me ligj, pasi janë çështje të supozueshme. Sipas tij, janë botuar shumë dokumente dhe shkrime duke shtuar se, njerëzit janë të lirë të formojnë mendimin e tyre. Në këtë linjë ai shtoi se gjatë dy ditëve të fundit ka parë shkrime dhe komente të cilët i kanë etiketuar njerëzit si spiunë dhe informatorë, duke theksuar se prej këtij fakti është ndier keq. “U them të gjithë atyre njerëzve që që flasin në këtë mënyrë dhe veprojnë në këtë mënyrë, se jam shumë i zhgënjyer, sepse kisha menduar se vitet e sigurimit i kishim lënë pas, se ndonëse njerëzit nuk do të silleshin si në kohën e sigurimit... por ka njerëz që e kanë kthyer kokën pas në histori. Por theksoj, këta nuk do të jenë persona që do e drejtojnë këtë vend. Nëse qytetarët kanë besim në një gjë gjatë kohës që unë kam qenë këtu, është fakti se të gjithë shtetasit duan që ky vend të ecë përpara dhe SHBA do të jenë aty”, përfundoi ambasadori amerikan. a.y/NOA