English

100 vjeçari regjistrohet në maratonën e 2012 - tës

Angli, 6 shtator 2011, NOA - 100-vjeçari Faujah Singh është maratonisti më i vjetër në botë. Burri indian ka marrë pjesë në 7 maratona që kur mbushi 89 vjeç. Gjithashtu, Singh është personi i parë që është regjistruar për maratonën e Edinburgut në Skoci, në programin në vitin 2012. 100-vjeçari shpalos filozofinë e tij: “Sekreti është të jesh i lumtur, të bësh vepra të mira dhe të jesh pozitiv. Nëse ka diçka që ti nuk e ndryshon dot, atëherë mos e vrit mendjen. Ji mirënjohës për atë që ke, qëndro larg njerëzve negativë, buzëqesh dhe vrapo.” Singh është mbajtësi i rekordit të maratonës për meshkujt 90-vjeçarë e sipër, pasi përfundoi maratonën e Torontos në vitin 2003 për 5 orë e 40 minuta. Indiani, i cili prej 40 vitesh jeton në Britaninë e Madhe, ka dhe një këshillë tjetër: “Pini sa më shumë çaj!” a.q/NOA/Reuters

KOMENTE