SHBA, 6 Shtator NOA - Tepër e skiletosur, Adele ka konfirmuar një lajm që duhet të mbetej sekret.
Pikërisht ashtu si agjenti 007, për të cilin artistja do të këndojë një këngë që do të jetë dhe kolona zanore e serisë së ardhshme.
Gjatë një bisede me Jonathan Ross, Adeles i ka shpëtuar fakti se është duke punuar për një temë muzikore, ku për momentin është bërë e ditur se bëhet fjalë vetëm një këngë.
Megjithatë mund të themi me bindje se diçka e tillë është më shumë se një hipotezë.
Faktikisht Adele do të futet në studio në muajin nëntor për të regjistruar këngën, duke u bërë në këtë mënyrë një prej “Bond Girl” muzikore të agjentit sekret më të famshëm në mbarë botën.
Para saj, shumë yje të tjera ndërkombëtare kanë prezantuar zërin e tyre për 007, nga Tina Turner deri tek U2.
r.b/NOA