Lushnje, 6 shtator, NOA – Një vatër e re zjarri është aktivizuar gjatë orëve të mëngjesit në kodrat e Lushnjes. Zjarri ka përfshirë një pjesë të ullinjve që ndodhen të mbjella në këtë zone. Ndërkohë që forcat e zjarrfikësve e kanë të pamundur që të ndërhyjnë për shuarjen e vatrës së zjarrit, për shkak të terrenit mjaft të vështirë që ekziston. Si pasojë e zjarreve, janë djegur rreth 2 hektarë ullinj në zonën e Lushnjes. Banorët dhe zjarrëfiksësit po përpiqen që të eliminojnë dëmet e vartës së re të zjarri që është aktivizuar orët e para të mëngjesit. a.k./NOA