English

Italia në grevë, shkak masat e kursimit

Romë, 6 shtator, NOA - Italia do të mbërthehet sot nga greva, në shenjë proteste për shkurtimet e planifikuara buxhetore.

Punonjësit e hekurudhave shtetërore, autobusëve, tramvajeve dhe metrosë do të qëndrojnë në grevë për plot tetë orë.

Ata kundërshtojnë paketën e shkurtimit të shpenzimeve në vlerë prej 45.5 miliardë eurosh, si dhe taksat e reja, për të cilat qeveria shpreson se do të nxisin shtimin e vendeve të punës.

Presidenti italian, Gjorgjo Napolitano, paralajmëroi udhëheqësit e vendit të marrin parasysh “sinjalet alarmuese të përkeqësimit të krizës financiare”.

KOMENTE