English

Lidington: Diskutimet për ndarjen Kosovës, të rrezikshme

Londër, 6 shtator 2011, NOA – Britania e Madhe rithekson përkushtimin e saj në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, duke deklaruar prerë se diskutimet rreth ndarjes së Kosovës janë të papranueshme dhe të rrezikshme. Këtë koment e bëri sot ministri për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Dejvid Lidington gjatë takimit në kryeqytetin britanik me ministren për Integrimin Europian të Kosovës Vlora Çitaku. “Londra është tërësisht e përfshirë në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Lidington, duke shprehur bindjen se arritja e marrëveshjeve mes dy vendeve shënon hapa pozitivë dhe sjell Serbinë dhe Kosovën më afër Bashkimit Europian. “Britania e Madhe përkrah fuqishëm Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit europian dhe raportet e mira me fqinjët i kontribuojnë avancimit të procesit të integrimit”, deklaroi Lidington, citon gazeta kosovare Bota Sot. mit/NOA

KOMENTE