English

Mbante armë gjahu pa leje, arrestohet 36-vjeçari

Mallakastër, 6 shtator, NOA – Një person është arrestuar nga policia pasi i janë gjetur në banesën e tij një armë gjahu dhe municione, të cilat i mbante pa leje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:35 në fshatin Ngraçie të rrethit Mallakastër. Personi i arrestuar është Marko Kapllani, 36 vjeç, i dënuar dhe një herë më parë për armëmbajtje pa leje. Pas informacioneve që kishte marrë policia, u bë dhe kontrolli në banesën e tij. Forcat e rendit kanë gjetur në shtëpinë e Kapllanit, një arme gjahu, prodhim rus dhe një gjerdan me 22 fishekë. Pas sekuestrimit të armëve ka nisur dhe procedimi pena për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”. a.k/NOA

KOMENTE