English

Ndeshje e vështirë në Luksemburg, Shqipëria me vetëm 9 lojtarë

Kombëtarja shqiptare luajti këtë ndeshje me Luksemburgun në fushën kundërshtare, duke humbur një pas një, dy pjesëtarë të ekipit. Pas largimit me karton të kuq të Agollit, në minutën e 84-t u dha një tjetër karton i kuq, këtë radhë për Erjon Bogdanin. Kartoni që e nxori jashtë fushe, erdhi pasi Bogdani në pak çaste mori dy kartonë të verdhë pasi bëri një ndërhyrje të rëndë dhe u ndëshkua për sjellje antisportive. Luksemburgu e shënoi golin e dytë duke rikaluar në avantazh ndaj kuqezinjve. Ishte Joachim i cili hyri në fushë vetëm pak minuta më parë në minutën e 68-të, ai i cili shënoi golin e dytë të Luksemburgut në minutën e 76-të. Kombëtarja shqiptare arriti të barazojë në minutën e 64-t rezultatin me Luksemburgun në ndeshjen e sotme që po luhet në fushën e kundërshtarëve. Ishte Erjon Bogdani që bëri golin. Ai erdhi pasi Skela goditi brenda zonës dhe topi i pritur nga Joubert u hodh në portë nga Bogdani. Dhjetë minuta para golit, gjyqtari dha karton të kuq për Ansi Agollin! Kjo erdhi pasi në një dyluftimi me Leweck, Agolli goditi me bërryl kundershtarin dhe kjo u pasua me ndëshkim. Nga kjo minutë, Shqipëria luan me 10 lojtarë. Më herët në pjesën e parë, Luksemburgu kishte kaluar në avantazh në ndeshjen me Shqipërisë, e cila po luhet në fushën e kundërshtarëve tanë. Goli erdhi në minutën e 27-të kur Betmer shënoi brenda zonë së rreptësisë. Një minutë më pas ishte një përpjekje e Bogdanit për barazim por nuk pati sukses. Por në pjesën e parë të ndeshjes, Bogdani kishte dhe një dyluftim me mbrojtësin e Luksemburgut por goditja ishte jashtë portës kundërshtare. Kjo ndeshje, e vlefshme për Eliminatoret e Euro 2012, nuk pritet të sjellë ndonjë të re entuziaste për vendin tonë pasi kombëtarja kuqezi i ka shuar shumë shpresat për një kualifikim në Euro 2012.

KOMENTE