English

Noterët, One Stop Shop për transanksionin dhe rregjistrimin e pasurisë

Tiranë, 6 shtator 2011, NOA - Shitja dhe blerja e pronës, freskimi dhe regjistrimi i saj të bëhen nga noteri pa qenë nevoja që qytetarët ti drejtohen vetë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Projektligji i ri i hartuar nga Ministria e Drejtësisë, që miratohet me shumicë të thjeshtë, pritet të kalojë për miratim në qeveri e më pas në parlament. Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, ne një interviste për “AS”,sqaron se kjo procedure e re do reduktoje korrupsionin ne zyrat e hipotekës si dhe do te shkurtojë kohë për vajtje –ardhjet e qytetarëve në zyrat e ZRPP-së. "Dy qytetarë që do të duan të bëjnë një transaksion, një kontratë shit-blerje të një apartamenti, do të duhet të ndjekin të paktën 6 hapa në një kohë rreth 30 ditë. Ky proces do të marr fund njëherë e mirë. Reforma që ne kemi filluar të hartojmë në ministrinë e Drejtësisë, do të kthejë zyrën e noterit në një One Stop Shop, në një agjent tatimor", tha Eduard Halimi, ministër i Drejtësisë. Aktualisht po punohet për dixhitaliziminin e plotë te regjistrit te pasurive te paluajtshme, i cili do t’u mundësohet online notereve publike. Shitjet dhe blerjet e pronave me projekt-ligjin e ri do te kryhen ne zyrat noteriale. "Blerësi dhe shitësi do të paraqiten në një ditë të caktuar te noteri. Shitësi nuk ka nevojë që të bëjë hapin e parë për të rifreskuar vërtetimin e pronësisë, nuk ka nevojë as të shkojë në hipotekë të bëjë kërkesë dhe as për të marr nga hipoteka një vërtetim të freskët. Ai do të ketë vetëm një vërtetim të vjetër hipotekor, noteri dhe në bazë të një sistemi elektronik dixhital që ne e kemi gati për ta instaluar dhe do të futet online në hipotekë. Pra, brenda dy minutash noteri do të ketë mundësi të futet në regjistrin hipotekor online, të verifikojë nëse shitësi është pronari i apartamentit përkatës dhe do të realizojë kontratën nëse gjithcka do të konkludojë e rregullt. Do të jetë noteri më pas që do të bëjë dhe regjistrimin e kontratës në hipotekë", tha Halimi. Kontakti i qytetarëve me zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është zero, shmang rradhët e gjata, kohen dhe elementet korruptivë që janë dalluar në raste të tilla Ministri i Drejtësisë sqaron se noteri si eksperti me i mire ligjor do te ketë akses te beje çregjistrimin dhe regjistrimin e një pasurie ne regjistrin e zyrave te regjistrimit te pasurive, por do te ketë edhe funksionet e agjentit tregtare pasi do te menaxhojë taksen e shitjes se pasurisë. a.q/NOA

KOMENTE
  • duco16:35 - 07 Shtator 2011
    kur do behet,se te ze tmeri te blesh dicka se mos ta fusin