Tiranë, 6 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 7 shtator 2011.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Të gjithë kanë frikë”, i cili u referohet kabllogrameve të SHBA për frikën që drejtuesit e shtetit dhe institucionet kanë nga kryeministri. Disa tituj të tjerë janë; “Do rritet edhe me tre vjet mosha e daljes në pension”, “Kontrata e re e energjisë, si do zgjidhen mos marrëveshjet”.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Bisedat sekrete me Blushin për Edi Ramën”, i cili pasqyron dokumentet e Wikileaks për Ben Blushin. Disa tituj të tjerë janë; “Skandali i Olldashit, zbulohet kontrata që jep monopol për 40 vite linjat e internetit”, “Gjykata: Pse e hoqëm arrestin për stresin”. Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Rama pranon dështimin, kthehet te qëndrimi i LMN”, i cili flet për qëndrimin e kreut të PS. Disa tituj të tjerë janë; “Ruçi hap sezonin e ri me fjalim tmerrësisht të vjetër”, “”Bello: Nuk do të ketë përjashtime në PS”, “Piveti në Vlorë: Kërkoj falje për thirrjet e mia më ’97-ën”.
Gazeta “Shqip” në numrin e sotëm ka si argument kryesor: “Withers: Shqipëria, armë eksplozive Iranit”, i cili flet për dokumentet e SHBA. Disa tituj të tjerë janë; “Ambasadori SHBA: Shumica duhet të bëjë e para lëshime”, “CEZ kundër ERE-s për kontratën e re të dritave”, “Minatorët, gati për grevën e dytë”, “Grabiti me dashnorin kunatin, burrin e kishte në burg”.
Gazeta “Mapo” ka si titull kryesor; “Hyrja në NATO, si ndryshoi Rama pas paralajmërimit të fortë të Widhers”, i cili flet për dokumentet e Wikileaks. Disa tituj të tjerë janë; “Krimet e rënda e shpallin të pafajshëm, polica e arreston”, “Refroma, Berisha: Do të rritet mosha e pensionit, jo kontributet”. Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. a.k/NOA