English

Prokuroria e Përgjithshme: Nuk nisim hetim për kabllogramet e Wikileaks

Tiranë, 6 Shtator 2011 NOA/ Irma Toptani - Prokuroria e Përgjithshme deklarohet zyrtarisht se ajo as nuk ka nisur dhe as nuk ka ndërmend që të nisë ndonjëherë hetim për kabllogramet e Wikileaks. Përmes një deklarate zyrtare që u dha pak më parë nga Prokuroria e Përgjithshme bëhet me dije se “duke iu referuar disa informacioneve të publikuara në disa media, Prokuroria Shqiptare bën me dije se nga ana e këtij institucioni nuk është ngritur asnjë grup i posaçëm hetimor lidhur me kabllogramet e dhëna nëpërmjet Wikileaks e të pasqyruara në media”. Nga ana tjetër, Prokuroria Shqiptare thotë se “gjen rastin të shprehë angazhimin e saj në përmbushjen e detyrave të saj kushtetuese dhe fton median, si aleate natyrale dhe bashkëpunuese në denoncimin e rasteve të korrupsionit e abuzimeve të ndryshme, të konfirmojë zyrtarisht informacionet që lidhen me aspekte të punës së institucionit të prokurorisë”. e.t/NOA

KOMENTE