English

Shqipëria ndeshet me Luksemburgun, transmetim direkt tek NOA

Sapo ka nisur ndeshja mes Luksemburgut dhe Shqipërisë, e cila luhet në fushën e kundërshtarëve tanë. Kjo ndeshje, e vlefshme për Eliminatoret e Euro 2012, nuk pritet të sjellë ndonjë të re entuziaste për vendin tonë pasi kombëtarja kuqezi i ka shuar shumë shpresat për një kualifikim në Euro 2012. Këtu mund të shikoni direkt ndeshjen LUKSEMBURG 0:0 SHQIPËRI Formacionet Luksemburgu: 1. Jonathan Joubert 2. Ante Bukvic 3. Guy Blaise 5. Tom Schnell 7. Charles Leweck 8. Gilles Bettmer 9. Daniel Da Motta 10. Ben Payal 17. Mario Mutsch (K) 18. Lars Gerson 19. Mathia Janisch Shqipëria 23. Saimir Ujkani 2. Franc Veliu 3. Kristi Vangjeli 7. Ansi Agolli 9. Edmond Kapllani 10. Klodjan Duro 13. Ervin Skela 14. Altin Lala (K) 16. Admir Teli 18. Hamdi Salihi 22. Erjon Bogdani Shqipëria synon tri pikët,por bankierët na kërcënojnë Euro 2012, sot luhet Luksemburg-Shqipëri. Një Kombëtare me shumë mungesa në mbrojtje ka objektiv të vetëm fitoren ndaj Luksemburgut modest. Luajmë me tre sulmues. Dash Frashëri Shqipëria, kundër Luksemburgut synon të harrojë humbjen kundër Francës (1-2), kur të dyja skuadrat e fundit të grupit D eliminator, të ndeshen sot në “Josy Barthel” (sot, ora 20:15), por “bankierët” luksemburgas, me ato që kanë deklaruar në mediat e tyre, na kërcënojnë se dhe ata janë gati për të regjistruar fitoren e parë në këto eliminatore dhe të parën historikë ndaj vendit tonë. Në vizitën e fundit në Luksemburg, Kombëtarja jonë fitoi 3-0 për kualifikueset e Euro 2008-s, falë dopjetës së realizuar nga Edmond Kapllani dhe një goli të Ervin Skelës. Por, tani pas katër vjetësh, situata ka ndryshuar, madje si presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ashtu dhe trajneri Josip Kuzhe, e konsidirojnë ndeshjen ndaj “bankierëve” të Luksemburgut, si më të rëndësishmen e edicionit. Kjo dhe për faktin e thjeshtë, se vendasit jo vetëm që janë rritur gjatë këtyre viteve, por në Tiranë fituam me rezultatin e ngushtë 1-0. “Është një ndeshje shumë e vështirë, por ne shkojmë në Luksemburg për të marrë tri pikët” - tha Kuzhe, duke synuar të arrijë fitoren e tij të parë në transfertë në një ndeshje zyrtare me Shqipërinë. “Ndoshta është sfida më e vështirë e Shqipërisë në grup, pasi kemi dëmtime dhe mungesa lojtarësh. Skuadra nuk ka alternativë tjetër, duhet ta fitojë ndeshjen”, - tha presidenti Armand Duka. Në fakt, barazimi 0-0 i Luksemburgut me Bjellorusinë, është paralajmërimi më i qartë se udhëtimi në “Josy Barthel” nuk ka për të qenë kurrsesi një vizitë turistike, dhe se kuqezinjtë duhet të djersisin fort për të regjistruar fitoren e tretë në këtë fushatë. Gazeta luskemburgase, “Le Quotidien”, shkruante se “qysh prej të premtes në mbrëmje dhe humbjes në stadiumin ‘Qemal Stafa’, përballë Bluve (Francës), lojtarët e Josip Kuzhesë nuk mund të ëndërrojnë më për të qenë në finalet e Euro 2012-s. Ajo ishte gati e mundshme, por tani, është e sigurt se nuk kanë asgjë për të humbur në grupin D. Tani, shqiptarët janë gati të shpërthejnë kundër Luksemburgut”. Kroati do të ketë mungesën e katër lojtarëve në repartin e mbrojtjes. Lorik Cana, Armend Dallku dhe Andi Lila do të mungojnë për shkak të pezullimit me kartonë, ndërkohë që Debatik Curri është i dëmtuar. Drejt Luksemburgut udhëtuan 20 lojtarë, përfshirë edhe të sapothirrurin Endri Vrapi. Shqipëria ka zhvilluar 4 ndeshje kundër Luksemburgut, 3 zyrtare dhe 1 miqësore, duke pasur këtë bilanc: 3 fitore, 1 barazim, 0 humbje. Golaverazhi: 6-0. Luskemburgu renditet në vendin e 128-të në ranglistën e FIFA-s, ndërkohë që Shqipëria në vendin e 57-të nga 206 ekipe. Në renditjen specifike të UEFA-s, Luskemburgu renditet në vendin e 50-të, ndërsa Shqipëria në vendin e 32-të nga 53 ekipe. Po sot, për grupin tonë, Bosnja do të presë në Zenica, Bjellorusinë, një ndeshje që do të thotë shumë për vendin e dytë. Bosnja renditet e dyta në grup, me tri pikë më pak se Franca kryesuese, ndërkohë që Bjellorusia mbeti në kuotën e 12 pikëve dhe në vend të tretë. Në sfidën tjetër, Rumania vendase e Viktor Picurkës do ta ketë shumë vëshrirë me “gjelat” e Lorent Blankut. Rumania ndodhet në kuotën e 11 pikëve. Për Rumaninë pikët e lëna në shtëpi do të thotë të humbasin duelin për vendin e dytë me Bosnjën (13 pikë). PRECENDENTËT ME LUKSEMBURGUN ZYRTARE 06.06.2007 Shqipëri-Luksemburg 2-0 Golat: Haxhi, Kapllani Eliminatoret Euro 2008 Trajner: Oto Bariç 10.06.2007 Luksemburg- Shqipëri 0-3 Golat: Skela, Kapllani (2) Eliminatoret Euro 2008 Trajner: Oto Bariç 07.09.2010 Shqipëri-Luksemburg 1-0 Golat: Salihi Eliminatoret Euro 2012 Trajner: Josip Kuzhe MIQËSORE 13.02.2002 Luksemburg- Shqipëri 0-0 Trajner: Sulejman Demollari BILANCI 4 ndeshje; 3 fitore, 1 barazim, 0 humbje. Golaverazhi: 6-0 BALLË PËR BALLË NE EURO 2012 LUKSEMBURGU 8 ndeshje; 0 fitore, 1 barazim, 7 humbje. Pikë: 1 SHQIPËRIA 7 ndeshje; 2 fitore, 2 barazim, 3 humbje. Pikë: 8 NË UEFA Luskemburgu renditet në vendin e 50-të, Shqipëria në vendin e 32-të nga 53 ekipe. NË FIFA Luskemburgu renditet në vendin e 128-të, Shqipëria në vendin e 57-të nga 206 ekipe. EURO 2012 ELIMINATORET GRUPI D Të martën, 6 shtator Luksemburg-Shqipëri 20:15 Bosnjë-Bjellorusi 20:15 Rumani-Francë 20:30

Të premten, 2 shtator Bjellorusi-Bosnjë 0-2 Luksemburg-Rumani 0-2 Shqipëri-Francë 1-2 RENDITJA 1.Franca 7 16 2.Bosnja 7 13 3.Bjellorusia 8 12 4.Rumania 7 11 5.Shqipëria 7 8 6.Luksemburgu 8 1

KOMENTE