Tiranë, 6 Shtator 2011 NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Besnik Baraj sapo ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante në krye të partisë më të madhe opozite për rrethin e Tiranës. Në vend të tij, është komanduar Saimir Tahiri. Lajmi konfirmohet për agjencinë e lajmeve NOA nga burime brenda Partisë Socialiste të cilat thanë se largimi i z.Baraj erdhi pas rezultateve të dobëta që PS e rrethit Tiranë. Ndërkohë në krye të PS rrethi Tiranë është komanduar nga kryesocialisti Edi Rama, deputeti Saimir Tahiri, deri tani, edhe kryetar i PS për qytetin e Tiranës. i.t/noa Në foto: Besnik Baraj