English

William dhe Kate hapin shtëpinë për gjueti të fantazmave

Londër, 6 Shtator NOA - Rezidenca londineze e çiftit mbretëror Kate dhe William do të hapet për publikun gjatë periudhës së Halloween për një turne në gjueti të fantazmave.

Prej kohësh kishte zëra për prezenca të çuditshme që banonin në Kensington palace, ndërtesë e 400-ës.

Në veçanti kishte shumë nga ata që pohonin se shpirti i mbretëreshës Maria nuk ishte larguar asnjëherë.

Kështu – njofton Daily Mirror dhe lajmi konfirmohet nga vetë protagonistët – nga data 28 deri më 31 tetor, princi William dhe zonja, Catherine, dukeshë e Cambridge, do të zhvendosen për të lënë hapësirë një turneu frike: gjysmë ore vizitë me koston e 33 sterlinave për person.

Spuntot për emocione të forta, ndër të tjera, asnjëherë nuk mungojnë në Kensington Palace.

Në regjistrat administrativë të shtëpisë janë përcjellë histori të shumta zhurmash dhe ulërimash me prejardhje të mistershme dhe kjo krahas shfaqjes së fantazmave.

r.b/NOA

KOMENTE