Elbasan, 7 shtator 2011, NOA- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë ku si rrjedhojë e tij kanë ngelur të plagosur 7 persona. Sipas të dhënave paraprak mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zabalinë, ku pas tij të dëmtuarit janë nisur me urgjencë në drejtim të spitalit të Elbasanit. Ka qenë një fugon pasagjerësh ai që është aksidentuar dhe se si rrjedhojë e përplasjes së tij janë plagosur shtatë personat të cilët ishin pasagjer në të. Sipas policisë shkak për provokimin e këtij aksidenti ka qenë dalja nga rruga e automjetit dhe pas kësaj përmbysja e tij. Sakaq nga ana e policisë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje nisi puna për zbardhjen e plotë të rastit. a.y/NOA