English

Byhler garanton Thaçin: Prioritet i KFOR, siguria

Prishtinë, 7 shtator 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi priti sot në takimin e lamtumirës, komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Byhler. Gjatë këtij takimi, i cili përkon me përfundimin e misionit të Byhler në Kosovës, Thaçi shprehu mirënjohjen e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për punën e madhe që gjenerali në Kosovë në kuadër të udhëheqjes së forcave të KFOR-it. Më tej ai vlerësoi lartë bashkëpunimin e frytshëm që ka pasur Qeveria e Kosovës me KFOR-in gjatë periudhës së shërbimit të gjeneralit Byhler në krye të KFOR-it. Thaçi e cilësoi gjeneralin Erhard Byhler si mbështetësin e pa rezervë të sigurisë, të sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, mandat ky i KFOR-it, i përcaktuar edhe me dokumente ndërkombëtare. Nga ana e tij, komandanti i deritanishëm i KFOR-it, gjenerali Byhler, ka falenderuar kryeministrin për bashkëpunimin e gjithanshëm të qeverisë me KFOR-in dhe ka theksuar se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej. Në përfundim gjenerali theksoi se, prioritet dhe mandat kryesor i KFOR-it është siguria e qytetarëve të Kosovës në gjithë territorin e Kosovës dhe në këtë kuadër KFOR-i do të vazhdojë ta kryejë të plotë mandatin e vet. a.y/NOA

Në foto: Thaçi- Byhler gjatë takimit

KOMENTE