Nju Jork, 7 Shtator NOA - Sa më shumë plaket aq më shumë vrapon.
Ka mbushur 100 vjeç vetëm prej pak muajsh, por është regjistruar sërish ne edicionin e vitit 2012 të “Festivalit të Maratonës në Edinburg”.
Quhet Fauja Singh dhe është personi më i moshuar në mbarë botën që merr ende pjesë në maratona.
Pasioni i tij për të vrapuar ka lindur teksa punonte në rajonin e Punjab, por mundi ta zhvillonte atë vetëm në një moshë të madhe kur ishte 81-vjeç.
Nga viti 2000, falë mbështetjes së trajnerit të tij Harminder Singh, ai ka marrë pjesë në 5 maratona në Londër, një në Toronto dhe një në Nju Jork.
Ka qenë pikërisht në Toronto, në vitin 2003, ku arriti të fitonte një rekord mashkullor në kategorinë over 90, me një kohë prej 5 orë e 40 minuta.
Singh është duke u stërvitur për vitin e ardhshëm dhe nuk humbet aspak kohë të çmuar.
r.b/NOA