Durrës, 7 shator 2011, NOA – Një person është gjetur i varur në një banesë të braktisur në lagjen Nr. 18 në Durrës. Policia informon se ngjarja ka ndodhur dje pasdite kur në një banesë të pabanuar, është konstatuar një person i varur, i seksit mashkull, rreth 40 vjeç, i paidentifikuar. Nga veprimet e para hetimore nuk rezultoi të kishte shenja dhune në trupin e viktimës, e cila ka gjasa të ketë pasur disa ditë e varur dhe është dërguar në Morgun e Spitalit të Durrësit. Policion konfirmon se po vazhdon puna per identifikimin e kufomës. a.q/NOA