English

Indi, tërmet i fuqishëm në New Delhi

E mërkurë, 7 shtator 2011, NOA- Një lëkundje tërmeti me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter ndodhi sot në New Delhi dhe në qytetet afër tij si Noida, Gurgaon e Faridabad, raportojnë televizionet vendase. Sipas sizmiologëve, lëkundja e tërmetit zgjati pak, por krahas kësaj bëri që të dridheshin gjithë ndërtesat e qytetit. Deri më tani nuk është raportuar për dëme dhe viktima. a.y/NOA

KOMENTE