English

Juventus, gati prezantimi i stadiumit të ri

Torino, 7 Shtator NOA - Gjithçka është gati për inaugurimin e stadiumit të ri të Juventusit.

Drejtori i përgjithshëm i stadiumit Francesco Gianello ka shpjeguar disa struktura të mundshme të tij: “Fusha do të ndahet nga tribuna nga një largësi prej vetëm 7,5 metrash dhe ata persona që do të ulen në pjesën veriore do të jenë po aq larg nga fusha sa tifozët që do të qëndrojnë në pjesën perëndimore.

“Siguria – vazhdoi Gianello - do të jetë diçka tepër e rëndësishme dhe mikpritja do të jetë tepër e ngrohtë”.

Stadiumi në shifra:

Janë investuar 105 milionë euro për 41.000 vende për tu ulur: janë vetëm dy prej shifrave të Juventus Stadium, që do të inaugurohet ditën e enjte në Torino. Më poshtë janë dhe shifrat e tjera: - 7,5 janë metrat që do të ndajnë radhën e parë të tifozëve nga fusha e lojës; - 49 janë metrat nga rreshti i fundit i tribunës e deri në fushë; - 86 lartësia në metër e flamurit trengjyrësh metalik; - 275 vende janë në tribunë për shtypin; - 3 dhoma zhveshjesh; - 21 bare; - 8 zona ngrënie; - 4.000 vende parkimi; - 355.000 metër katrorë zonë urbane që mbulohet nga projekti; - 90.000 metër katrorë sipërfaqe stadiumi; - 34.000 metër katrorë zonë tregtare; - 30.000 metër katrorë zonë e gjelbër rreth impiantit;

r.b/NOA

KOMENTE