Korçë, 7 shtator 2011, NOA – Një i moshuar i ka dhënë fund jetës së tij në orët e para të mëngjesit të sotëm duke u hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Korçës, në lagjen nr. 16-të të qytetit. Viktimë është një 68-vjeçar i quajtur Koço Sotiriadhi. Policia e Korçës ka nisur hetimet për këtë ngjarje duke marrë në pyetje banorët e pallatit dhe të afërmit e viktimës. Ende nuk ka të dhëna për motivet e vetëvrasjes së të moshuarit, por dyshohet që ai të ketë kaluar një depresion të fortë, i cili ka pasuar më pas me zgjedhjen e vetëvrasjes. mit/NOA