Tiranë, 7 Shtator 2011 NOA - Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, vendosi sot që të lërë në qeli italianin G. Simoneli, banues në Viarego- Itali, me shtetësi e kombësi italiane i arrestuar tre ditë më parë në portin e Durrësit me 17 kg hashash.
Nga hetimi doli se droga ishte blerë në një fshat në jug të vendit dhe po tentohej të kalonte efektivët e policisë duke hyrë në tragetin e linjës Durrës-Bari, i thanë agjencisë NOA, burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Droga u gjet e paketuar në 36 pako të mbështjella me natriban brenda së cilës ishin 17 kg hashash të fshehur në makinën e markës “Volvo” me targa BL 319 CR.
Simoneli 45- vjeç, rezulton i dënuar në Itali për bashkëpunim në organizatë kriminale.
e.t/NOA