English

Lind një “derrkuc alien” dhe kjo pas shfaqjes së UFO-ve

Guatemala , 7 Shtator NOA - Në një fshat të Guatemala, në Santa Cruz El Chol, pasi u njoftua prania e shfaqjes së Ufo-ve, ka lindur një derrkuc me fytyrë gjysmë njerëzore dhe pjesa tjetër si ajo e Et, personazhi jashtëtokësor më i njohur i filmit “Takime të afruara të tipit të tretë”.

Rritësi Laureano Escobar Arias është shprehur tepër i shokuar nga kjo ndodhi: “Duket si një krijesë e vërtetë aliene”.

Megjithatë për veterinerët e rajonit, ekzistojnë arsye të tjera më tokësore për lindjen e kësaj krijese.

Për banorët e fshatit koka e derrkucit, i fundit i 11 vëllezërve, është pa dyshim një shenjë e kalimtarëve jashtëtokësorë.

Natën e lindjes së tij, faktikisht, në qiellin e asaj zone është parë një dritë e çuditshme, ku sipas banorëve ka qenë prani Ufo.

Për autoritetet shëndetësore, megjithatë, mostra e vogël, mund të jetë ashtu si pasojë e ndonjë problemi gjenetik ose nga ndotja ambientale.

r.b/NOA

KOMENTE