English

Mbante detonatorë në shtëpi, arrestohet 58 vjeçari

Krujë, 7 shtator 2011, NOA – Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë Imer Keqin, 58 vjeç, banues në fshatin Halil. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 copë kapsolla detonatore, disa fishekë të kalibrit 7.62 mm, si dhe një thikë. Materialet për veprën penale të, mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Krujë. a.q/NOA

KOMENTE